Deri në ora 9 në Çair, në raundin e dytë të votimeve kanë votuar gjithsejtë 3.51 % e trupit votues ose 1.916 persona, transmeton Almakos.
Përndryshe procesi zgjedhor ka nisur pa pengesa të mëdha, megjithë vonesat në disa vendvotime.
Në raundin e dytë për zgjedhjet lokale në Çair, garojnë Bekim Sali si kandidat i koalicionit Alternativa dhe Aleanca për shqiptarët kundrejt kandidatit të BDI-së, Visar Ganiu.



