06 September
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë debatin për propozimin e shpalljes së emërimit të Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë, që është në rend dite të seancës së 12-të.
Të hënën, deputetët e opozitës akuzuan se me procedurën për shpalljen publike shkelet neni i ligjit i cili sipas tyre, LSDM-ja ka kërkuar të futet në Kodin Penal.
Shumica qeveritare e kryesuar nga LSDM-ja, megjithatë, konsideron se nuk është shkelur asnjë ligj në procedurën për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvërlevskit dhe i përkujtuan kolegët e opozitës se në vitin 2013 kur u shpallën zgjedhjet më 11 janar, veçmë 21 janar përkatësisht për dhjetë ditë, qeveria e atëhershme e VMRO-DPMNE-së e emëroi Zvërlevskin për prokuror publik dhe pyetën pse atëherë nuk u reagua për këtë.
Deputetët paraprakisht e filluan punën për pikat nga rendi i ditës në seancën e 12-të në të cilën janë vendosur disa ligje me procedurë të shkurtuar, si dhe Propozim vendimi për konfirmimin e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit.
Shumica qeveritare e mbështeti propozimin e opozitës në rend dite, me procedurë të shkurtuar të vendosen tre ligjet e tyre.
Me procedurë të shkurtuar do të bartet pakoja e ligjeve e propozuar nga shumica qeveritare. Këto tre ligje parashikojnë që paga minimale të jetë 12.000 denarë, kompensim për një grup të caktuar të personave të falimentuar dhe heqje e taksës radiodifuzive, të propozuar nga shumica qeveritare.

