Shkodran Tolaj, ish-Drejtori i Ansamblit Shtetëror Shqiptar të Këngëve dhe Valleve Popullore në Maqedoninë e Veriut, ka denoncuar heqjen e gjuhës shqipe nga tabelat e rrugëve.
Bëhet fjalë për tabelat në Bllacë, në kufi me Kosovën.
Tolaj shkruan në rrjetet sociale, se ky veprim na kujton dëbimin masiv të kosovarëve nga sërbët drejt Bllace, vetëm “Severna” në atë kohë mungonte!