Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani ka zhvilluar një takim me Ivon Veliçkovskin, kryetar i partisë “Republika e Re”, ku kanë diskutuar mbi zhvillimet politike aktuale, rrugëtimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe nevojën për reforma të qëndrueshme që do të forconin institucionet dhe perspektivën euro-atlantike të vendit.
Sipas Meidanit, në një periudhë pasigurish gjeopolitike në rajon, të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se orientimi evropian mbetet jo vetëm një zgjedhje politike, por një domosdoshmëri strategjike për stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin afatgjatë të rajoni


