Njohësit e çështjeve politike thonë se këto zgjedhje vendore, të gjashtat me radhë që nga pavarësia e Maqedonisë si shtet, do të jenë nga më të ashprat për vetë faktin se partitë politike shqiptare garojnë me personat më të fuqishëm të partive siç janë drejtuesit e partive, deputetë, ministra etj.
“Këto zgjedhje do të jenë ndër zgjedhjet më të egra, për arsye se partitë kanë hyrë në këto zgjedhje me elitatpolitike, hyjnë me atë motivin “tani ose kurrë” kjo do të rëndojë atmosferën në zgjedhje. Me vetë faktin se tanimë edhe në listat zyrtare të kandidatëve për kryetar komune kemi liderë të partive politike, parti që garojnë me deputetë, ministra, e
rëndojnë këtë situatë dhe kjo do ta rëndojë shumë skenën politike pas zgjedhjeve vendore”
ka thënë për Radion Evropa e Lirë, ish kryetari i Komunës së Tetovës, dhe njohës i çështjeve politike, Alajdin Demiri.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Kapen 8 migrantë në një veturë, arrestohet 40-vjeçari nga Shqipëria!
- Nën ndikimin e alkoolit, tetovari voziste në kahun e kundërt në rrugën Gostivar–Tetovë
- Arrestimi i Albert Sylajt: Një ngjarje e rëndë në Deçan
- Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim në administratën publike
- Rreth 66.800 qytetarë janë paraqitur për vaksinim kundër gripit sezonal, në dispozicion 56.000 vaksina
- Ministri Hoxha paralajmëron kthesë në ekologji: Deponitë e egra në hartë digjitale, ndotësit nën kontroll
- Fertiliteti në BE në nivelin më të ulët që nga viti 2001, e ngjashme gjendja edhe në Maqedoni
- Jeton Sylaj flet për ngjarjen e rëndë: ‘Kam tentuar ta parandaloj’


