Delegacioni nga Fakulteti për siguri-Shkup, i përbërë nga dekani
Nikolla Dujovski, prodekani për shkencë dhe zhvillim Marjan Gjurovski dhe prof.dr. Vlladimir Ortakovski, sot u prit nga presidenti Gjorge Ivanov.
Presidenti Ivanov theksoi se Fakulteti për siguri si institucion i arsimit të lartë me aktivitete e tij ka kontribuuar për zhvillim të qetë dhe stabil të Republikës së Maqedonisë në proceset e tij demokratike, njëherit duke arritur rezultate të rëndësishme në punë, veçanërisht në edukimin dhe arsimimin e kuadrit për nevojat e sigurisë dhe mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë dhe hulumtimit shkencor.
Në takim u theksua se në katër dekadat e fundit shumë gjenerata nga Fakulteti për siguri-Shkup në mënyrë të konsiderueshme kanë kontribuuar përmes punës së përkushtuar, sakrificës dhe hulumtimit
gjatë situatave të paqes dhe krizës.
“Të studiohet në Fakultetin e sigurisë-Shkup paraqet përzgjedhje e duhur për edukim dhe kontribut ndaj ngritjes së standardeve të larta të kuadrit në institucionet e sigurisë dhe aktorët jo shtetëror në vend”, nënvizoi Ivanov, i cili e potencoi përvojën pozitive nga studentët e diplomuar të këtij fakulteti.
Në takim u iniciuan projekte të përbashkta shkencore-hulumtuese nga sfera e politikës së jashtme, sigurisë dhe mbrojtjes me të cilat do të kontribuohet për institucionet kompetente, siç është Kabineti i
presidentit të Republikës së Maqedonisë de për punën e tij si komandat suprem të forcave të armatosura të shtetit.
Fakulteti për siguri-Shkup shënon 40 vjet nga formimi i tij dhe ka arritur rezultate të larta në fushën e arsimit të lartë për nevojat e sistemit të sigurisë së Republikës së Maqedonisë. si dhe punë shoqërore, mbrojtëse-të sigurisë dhe shkencore-hulumtuese.
Data 28.10.2026
Aktuale
- BOTA NË FOKUS | Përtej rrënojave të Gazës: Gratë që mbajtën gjallë historinë palestineze
- Kërkesa e pazakontë e Albert Sylajt para vetëdorëzimit
- Tensioni në Deçan: I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt refuzon dorëzimin
- Zbulohen lëvizjet e dyshuarit për vrasjen e Arlindës: Një situatë alarmante në Kosovë
- Kërcënimi i dyshuar: Vrasësi i Arlinda Zekajt kërcënon edhe policinë
- Aktivisti, Etrid Zifla ndan detaje nga takimi me kancelarin austriak: Kemi dorëzuar dosje me 140 video dhe foto të dhunës policore në protestë
- Presidentët e Iranit dhe Rusisë diskutojnë tensionet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe në Moskë
- Enver Hoxhaj: Ligji për Specialen, një gabim që duhet rregulluar


