Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ka komentuar qeverisjen e VLEN që siç tha, dëshiron që qytetarët të shohin diçka të mirë nga qeverisja e tyre dhe shtoi se, të mira nuk mund të ketë nëse ka kthim mbrapa, ndërkohë që përmendi ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe.
“Unë dua që qytetarët të shohin diçka më mirë nga koalicioni VLEN. Nëse ka kthim pas nuk mund të them që bëhet diçka më mirë. Nëse gjërat kthehen për kthim pas, ne duhet të gjykojmë bashkë, nëse nuk shohim diçka mirë”, tha Dehari.