Deputetja dhe Koordinatorja e grupit parlamentar e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti në seancën për pyetje të deputetëve në Kuvend ka drejtuar disa pyetje ndaj kryeministrit të vendit Dimitar Kovaçevski. Dauti tha se pyetjen të cilën ia drejton Kryeministrit vjen nga qytetarë të cilët janë të interesuar dhe duan të dijnë se çka ndodh me kërkesat e tyre të cilat ende nuk kanë arritur të shqyrtohen në Ministrinë e Punëve të Brendshme, përcjell in7.
“Në vazhdim do parashtroj një pyetje e cila vjen nga qytetarët që ka të bëjë me ligjin për shtetësin të cilët janë të interesuar dhe duan të dijnë se çka ndodh me kërkesat e tyre të cilat ende nuk kanë arritur të shqyrtohen në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe shumë të tjerëve që u kërkohen dokumentacion shtesë edhe pse ata hyjnë në kategorinë e qytetarëve të cilët kanë të drejtë të marrin shtetësinë nëpërmjet dispozitës kalimtare sepse kanë jetuar në teritorin e Maqedonisë së Veriut para 8 shtatorit të vitit 1991. Deri tek unë kanë arritur disa vëretje të tilla të nënshkruara edhe nga shefja Vangja Zikova kështu që kisha lutur Kryeministrin që në përgjigjen e vet të na jep sqarim më tepër se a ka njohuri për raste të këtilla dhe si do të sillet MBP-ja në vazhdim ndaj rasteve të tilla për shkak se këto dokumente kanë një afat të caktuar palës i kërkohet që pë 15 ditë të jep dokument shtesë i cili nuk lidhet me atë personalisht por me lidhet me paraardhësin e tyre. Kërkohet dokumentacion nga prindët nga gjyshërit etj; ndonjë fletëpronësi, kërkesë e cila është plotësisht në kundërshtim me ligjin e sjellë për nënshtetësi i cili është shumë preciz dhe shumë i qartë”, tha deputetja e ASH-së, Ilire Dauti.
Dauti më tej theksoi se përveç ankesave të cilat janë adresuar dhe kanë arritur deri tek ne kemi pasur edhe falemenderime nga ana e qytetarëve të cilët pas 30 viteve kanë arritur sot të gëzojnë thirjen qytetar sepse asnjë të drejtë nuk e kishin./in7.tv/



