Sipas “Diario Sport”, trajneri Çavi Hernandez do të heq dorë nga tetë milionë euro për pjesën e mbetur të kontratës së tij, deri në vitin 2025, ndërsa stafi i tij stërvitor do të heq dorë nga 4 milionë euro që do të paguheshin edhe sezonin e ardhshëm.
Kjo vjen pasi Çavi hoqi dorë nga 5 milionë euro për të përfunduar kontratën e tij me klubin e mëparshëm “Al-Sadd” për të lehtësuar një marrëveshje, pasi ata nuk mund të përballonin klauzolën e tij të lirimit.
Presidenti i Barcelonës, Zhoan Laporta, një ditë pas njoftimit të tij tha se Çavi vazhdoi të ishte ‘njeriu i klubit’ dhe sigurisht gatishmëria e tij për të lënë para në tryezë bën një ndryshim të madh për Barcelonën.
Nëse do të kishin vendosur ta shkarkonin, kjo mund t’i kishte penguar edhe më tej këtë verë.