Në lidhje me situatën në vend në aspektin e higjienës urbane, deratizimit dhe kontrollit të brejtësve në qytete.
Duke aluduar në problemin me të cilin u përball Shkupi, por edhe zona të tjera, në të kaluarën, kur kontejnerët mbusheshin plot dhe rreth tyre u krijuan mini-deponi, Danilovski thotë se kushte të tilla krijojnë në mënyrë të pashmangshme një mjedis të përshtatshëm për përpapjen e minjve dhe brejtësve, të cilët janë një rezervuar potencial për disa sëmundje infektive, përfshirë infeksionet e hantavirusit.
Prandaj, apelon Danilovski, pragu i verës është një moment kur institucionet duhet t’i qasen deratizimit, dezinfektimit, mbikëqyrjes sanitare, higjienës urbane dhe kontrollit të deponive të paligjshme.


