Sonte në emisionin “Click Plus”, me analistët Albert Musliu, Gazmend Ajdini, Sulejman Rushiti dhe Azam Dauti, u zhvillua një debatë i nxehtë lidhur me atë se pas zgjedhjeve me kë duhet të bëjnë koalicion partitë shqiptare.
Në këtë debat u diskutua për dilemat e partive shqiptare, nëse duhet të zgjedhin VMRO apo LSDM për koalicion.
Analisti politik, Gazmend Ajdini në emisionin Click Plus të televizionit 21 Maqedoni, ka folur lidhur me takimin e së shtunës të në mes liderëve politik shqiptar të iniciuar nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, që thirrje iu përgjien Ziadin Sela, Vesel Memedi dhe Gëzim Ostreni.
“Këto takime janë taktizime paszgjedhore, nëse ka negociata me majtas apo djathtas me VMRO – LSDM ka edhe negociata brenda bllokur shqiptar.
Takimet bëhen për shkak të pozicionit në negociatat interne. Të arrihet konsensusi i partive që do të negociojnë, shpresoj të bashkohet edhe BESA dhe PDSH-ja”, theksoi Ajdini në Click Plus.
Analisti politik, Albert Musliu në emisionin Click Plus të televizionit 21 Maqedoni, për takimin e iniciuar nga lideri i BDI, Ali Ahmeti ka theksuar se tani shqiptarët duhet të ulen dhe të bisedojnë dhe të të punojnë në të mirën e shqiptarëve dhe të drejtova të tyre.
“Të gjitha partitë politike shqiptare, tani e kanë momentin të ulen së bashku dhe të punojnë për të drejtat e shqiptarëve”.
Analisti politik, Sulemajn Rushit në emisionin Click Plus të televizionit 21 Maqedoni, për takimin e iniciuar nga lideri i BDI, Ali Ahmeti ka theksuar se tani shqiptarët duhet të ulen dhe të bisedojnë dhe të të punojnë në të mirën e shqiptarëve dhe se i gjithë blloku shqiptar, duhet të hartojnë një dokument kombëtarë.
“Tani është momenti që të gjitha partitë politike shqiptare, duhet që të hartojnë dokument kombëtarë dhe i cili do të përkrahet nga gjithë blloku shqiptar”, theksoi Rushiti.