Në periudhën 5 deri më 8 dhjetor, Asociacioni Qytetar ‘Civil’ ka marrë më shumë se 600 thirje nga qytetarët të cilët kanë shprehur brengosjen se a do të mund të shfrytëzojnë të drejtën e votës më 11 dhjetor.
‘Civil’ sot në ora 13 do të mbajë konferencë për media para KSHZ-së, dhe më pas do tu dorëzohet atyre dokumentacion me 60 raste të trysnive të paraqitur nga qytetarët.
“Më shumë se 170 raste të trysnive, kërcënimeve, keqpërdorimeve dhe parregullsi të tjera kanë arritur në ‘Civil’ nga 21 nëntori deri më 8 dhjetor, duke mos llogaritur edhe ankesat që kanë të bëjnë me listën zgjedhore”, thuhet në komunikatën e ‘Civil’.