Menjëherë pasi u bë president i Rusisë më shumë se 20 vjet më parë, Vladimir Putin filloi të përdorte gjigantin shtetëror të gazit Gazprom për qëllime politike. Që atëherë, kompania e madhe ka fituar gradualisht një reputacion si një nga mjetet kryesore të politikës së jashtme të Kremlinit.
Përveç vlerës së saj ekonomike, Rusia ka përdorur prej kohësh naftën dhe gazin e Gazprom si një mjet politik jashtë vendit. Rusia përdor kërcënimin e rritjes së çmimeve ose uljes së furnizimit për të ushtruar presion politik. Për shembull, pas përmbysjes së presidentit prorus ukrainas Viktor Janukoviç në vitin 2014, Gazprom rriti çmimin e gazit për Ukrainën me 80%.
Ekspertët, gazetarët dhe analistët politikë shpesh përdornin metaforën “armë” për të përshkruar sesi Kremlini arriti qëllimet e tij politike falë kompanisë.
Tani, shprehja “Gazprom: arma e Putinit” duket të jetë e vërtetë./Lajmi i plotë.