Ederson do të largohet nga Mancheser City gjatë afatit kalimtar veror pas shtatë viteve qëndrim në Etihad Stadium.
Portieri brazilian ka kontratë edhe për dy vite me kampionin e Anglisë, megjithatë ai ka vendosur të largohet nga City.
Një ofertë e pa refuzueshme nga Al Nassr me 2 milionë euro pagë mujore ka bërë që braziliani të ndryshoj mendje dhe të kërkoj largimin nga City.
The Mirror ka raportuar se Ederson ka një marrëveshje tanimë verbale me Al Nassr dhe po pret edhe dy klubet që të gjejnë gjuhë të përbashkët.
Gjithnjë sipas mediumit anglez, City e ka njoftuar Al Nassr se nëse duan transferimin e portierit brazilian atëherë duhet të paguajnë 30 milionë euro.
Ederson iu bashkua Cityt në vitin 2017 nga Benfica për shumën e 40 milionë eurove dhe ka qenë pika kyçe e sukseseve të klubit anglez në këtë kohë.
Reprezentuesi brazilian ka mbrojtur në 332 ndeshje zyrtare, ku në 155 prej tyre ka mbajtur portën e paprekur.