Cilësia e arsimit në gjuhën e pjesëtarëve të komuniteteve të vogla etnike është më e ulët se sa cilësia e arsimit në gjuhën shqipe dhe maqedonase. Gjendja më e vështirë është në arsimin në gjuhën serbe, turke, boshnjake dhe vllehe, konstaton Agjencia për realizimin e të drejtave të komuniteteve.
Milutin Stançiq, zëvendës drejtor i Agjencisë për të drejtën e zhvilllimit dhe përmirësimit të arsimimit të gjuhëve të pjesëtarëve të komuniteteve, në Maqedoni, për Almakos thotë se ky institucion ndjek cilësin e arsimit të komuniteteve të vogla.
“Ka mungesë të trajnimeve, seminareve, veçmas në disa komunitete në Maqedoni, siç janë komuniteti turk dhe serb, boshnjakët dhe vllehët”, thotë Staniçiq.
Ai thotë se gjendja e vështirë është edhe në arsimin e romëve, ku ka mungesë të nxënësve edhe të pedagogëve. “Unë si mbikqyrës kam vizituar të gjitha shkollat dhe komunitetet, që të njihem për së afërmi me problemet e tyre. Situata nuk është e mirë për një kohë më të gjatë”, nënvizon Stançiq.
Sipas tij, komuniteti rom ballafaqohen edhe me problemin e standardizimit të gjuhës, por nga ana tjetër, kanë përparësi në përfitimin e bursave.
D.K
Almakos. com