Cikloni i quajtur “Florijan” që ka përfshirë rajonin e Evropës Juglindore gjatë pasdites pritet të përfshijë edhe Maqedoninë, duke shkaktuar mot të ndryshueshëm me kushte të reshjeve të shiut, bubullima dhe erë të fortë. Disa zona do të përfshihen edhe nga breshëri. Enrti Hidrometeorlogjik paralajmërim që qytetarët të kenë kujdes në këtë pasdite dhe orëve të natës, sidomos në pjesën veriperëndimore dhe veriore, informon INA. Gjithashtu derisa zgjat ky mot, qytetarët duhet të shkyçin pajisjet elektrike nëpër shtëpitë e tyre dhe të përkujdesen edhe për makinat e tyre, për shkak të e erës së fortë dhe breshërit, që do të përfshijë kryesisht pjesën veriperëndimore dhe veriore. Temperatura maksimale e ditës do të jetë nga 30-37, por gjatë mbrëmjes do të ketë rënie drastike të temperaturave. (INA)
Data 26.10.2026
Aktuale
- Protestat e PDK-së: Çlirim Haziri reagon ndaj ligjit të Speciales
- Vuçiqi pranon humbjen: Studentët triumfojnë në zgjedhje
- Shaip Kamberi: Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin
- Miku i Edi Ramës në Beograd, autokrati i parë në Ballkan prej 14 vitesh, Aleksandar Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi
- Marine Le Pen nis fushatën për presidencën franceze
- Vuçiq e pranon: I humbëm zgjedhjet
- Motra deklaroi se Erjon Vishkullin e dërgoi në Itali familja, reagon vëllai: Kostot e mjekimit i mbuloi shteti
- Përtej protestave – Dr. Arben Ramkaj


