Në SPB Shkup, një grua 24-vjeçare ka paraqitur kallëzim se ajo dhe bashkëshorti i saj janë mashtruar nga një femër për një shumë prej rreth 824.000 denarësh.
Sipas kallëzimit, e dyshuara është paraqitur si avokate dhe pronare e një subjekti juridik nga Manastiri, duke i mashtruar me pretendimin se do t’u mundësonte blerjen e një banese nëpërmjet ankandit publik. Ajo u kishte thënë se për blerjen e banesës kërkohej pjesëmarrje prej 30% të shumës totale, ndërsa pjesa tjetër prej 70% do të mbulohej nga fondet shtetërore.
Paratë, në tre raste të ndryshme, i janë dorëzuar në dorë asaj dhe një personi tjetër. Gjithashtu, personat e mashtruar kanë dorëzuar edhe ekstrakte nga librat amë të lindjes si dhe kopje të letërnjoftimeve të tyre.
Policia ka ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.
Data 14.09.2026
Aktuale
- Aco Velkovski: Kryeministër, ministër i Bujqësisë, drejtor i Lotarisë – mjaft më!
- Lajm i trishtë, ndërron jetë babai i Genta Ismajlit
- Mickoski për kërcënimet nga 39-vjeçari nga Çerkezi: Nëse nuk do të reagonin institucionet, do të dija se si ta zgjidh këtë çështje
- Denoncon se u rrah nga katër persona dhe iu dëmtua automjeti në Tetovë
- E zunë në pritë pesë persona në Tetovë, 22-vjeçarit i morën edhe paratë
- 24 vjeçarja nga Gostivari denoncon një burrë se e ka sulmuar në vendin e punës
- Digjet ekskavatori i bashkësisë lokale në Gllogjë të Tetovës
- Perinski: Kontrolle të forcuara dhe ulje të pushimit mjekësor nga mjekët amë nga shtatë në pesë ditë



