Denion Meidani
Për të gjithë që pyesni “pse janë hedhur në sulm këto ditë” apo që keni shkruar “çfarë kanë këta”.
Ka disa që janë mërzitur, sepse në momentin më kritik për çështjen heshtën, si, në fakt, kanë heshtur gjithmonë.
Ka disa që janë mërzitur, sepse tani, për shkak të pozitave që mbajnë, duhet ta çojnë çështjen deri në fund dhe duket qartë se është një “tango” e vështirë mes palëve.
Disa të tjerë, të penguar nga frika, nuk gjejnë dot forcën e së vërtetës për të reaguar ndaj atyre që duhet.
Ka disa që i pengon ritmi i Shqipërisë dhe pesha që ajo mbart. Disa të tjerë i pengon vetë e drejta dhe rruga e mbarë. Ka disa që çdo gjë e matin me interesin personal dhe vetëm për të janë të zëshëm.
Ka edhe nga ata që e kanë të vështirë të hapin zemrën dhe mendjen për të dashur e vlerësuar të tjerët.
Dhe, diku brenda tyre, në ndonjë pozitë, ka mbetur ende një mendësi e vjetruar, e ngecur tek e shkuara, e udhëhequr më shumë nga marrëzia e marazi sesa nga vet arsyeja …dhe pastaj, ka dhe nga ata që e bëjnë vetëm për klikime.
Gjithqysh, këta janë shumë pak dhe kauza nuk jam, s’dua të jem, e kurrsesi s’ka si të jem, unë!
Ne që jemi shumicë, ecim vetëm me të drejtën përpara – dhe, për mua, kaq mjafton.
Vetëm Përpara
(Autori është ambasador i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut)


