Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, përmes Qeverisë, do të propozojë ndryshime dhe plotësime ligjore me të cilat zvogëlohet kufiri i moshës për pensionim të
minatorëve. Këtë sot në Makedonska Kamenicë e paralajmëroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska në takim me minatorët, menaxhmentin e minierës SASA, një pjesë të Sindikatave dhe kryetaren e komunës Sonja Stamenkova.
“Në pajtueshmëri me premtimin në programin për punë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përmes Qeverisë përgatiti zgjidhje ligjore me të cilën minatorët do të mund të realizojnë të drejtën e pensionit sipas moshës dhe me mbushjen e 40 viteve stazh pensional për meshkuj, gjegjësisht 35 vite stazh pensional për femrat”, deklaroi pas takimit ministrja Carovska. Siç informoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, me propozim-ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor u mundësohet të siguruarve të cilët punojnë në vend pune në të cilat stazhi i sigurimit u llogaritet me kohëzgjatje të rritur, t’u zvogëlohet mosha për pensionim në mënyrë proporcionale me kohën e kaluar në punë me stazh të privilegjuar.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Protestat e PDK-së: Çlirim Haziri reagon ndaj ligjit të Speciales
- Vuçiqi pranon humbjen: Studentët triumfojnë në zgjedhje
- Shaip Kamberi: Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin
- Miku i Edi Ramës në Beograd, autokrati i parë në Ballkan prej 14 vitesh, Aleksandar Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi
- Marine Le Pen nis fushatën për presidencën franceze
- Vuçiq e pranon: I humbëm zgjedhjet
- Motra deklaroi se Erjon Vishkullin e dërgoi në Itali familja, reagon vëllai: Kostot e mjekimit i mbuloi shteti
- Përtej protestave – Dr. Arben Ramkaj


