20 Nëntor 2018 / 21:05
Sasho Mijallkovit i janë caktuar 30 ditë paraburgim, kanë konfirmuar nga PSP, ndërsa për momentin gjendet në burgun e Shutkës.
Ai është burgosur me kërkesë të PSP-së. Gjykatës i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Shkupi 1, pasdite i ka caktuar masën e paraburgimit.
Ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov është i akuzuar në disa lëndë të PSP-së, si “Fortesa”, “Trezor”, “Tortura”, “Target” dhe “Titanik2”.
Arrestimi i Sasho Mijallkovit u bë disa orë pasi që Nikolla Gruevski publikoi në rrjetin social Facebook se iu është pranuar kërkesa për azil në Hungari.
Loading…


