Sot përmbi 10 mijë maturantë i janë nënshtruar afatit të dytë të provimit shtetëror të maturës. Për dallim nga afati i parë, pjesa e dytë e këtij testimi është mbajtur në të njejtën ditë në gjithë Kosovën. Ndërsa afati i dytë do të mbahet me 7 shtator.
Zakonisht Testi i maturës mbahet mend për “rrjedhjen” e testeve në rrjete sociale dhe për kopjim masiv. Mirëpo kësaj here po thuhet se është ndryshe.
Ministri në detyrë i Arsimit, Shyqiri Bytyçi, ka vizituar Shkollën e Mesme Profesionale në Shtime gjatë mbajtjes së testit.
Ai ka thënë se organizimi ka qenë i mirë dhe nuk ka pasur kopjime si herat e kaluara.
Ajo çfarë pamë brenda është vërtetë një sukses për t’u admiruar, diçka që në të vërtetë ne vazhdimisht kemi tentuar që në testin e maturës ta krijojmë një organizim të mirë. Ta krijojmë një vetëdije që qëllimi kryesor duhet të jetë që nxënësi të përqendrohen në suksesin e tyre, dhe jo siç ka ndodhur në të kaluarën, kemi pasur shumë probleme me kopjime të ndryshme. Pra, gradualisht po kthehet serioziteti i testit të maturës”, tha Bytyqi.
Ministri në detyrë gjithsahtu u ka uruar sukses të gjithë nxënësve që po i nënshtrohen këtij provimi.



