28 Nëntor 2018 / 16:01
Projektbuxheti për vitin 2019 është social dhe i projektuar në interes të qytetarëve. Kështu, Ministri i Financave Dragan Tevdovski e filloi ekspozitën e projekteve që do të financohen nga arka e shtetit. Ai theksoi rritjen e paralajmëruar të pagave në sektorin publik dhe me mbështetjen e shtetit ndaj ekonomisë, pret të rriten pagat në sektorin real. Deri në vitin e ardhshëm Tevdovski pret të mbledhë 3.4 miliardë euro, ndërsa të shpenzojë 3.7 miliardë euro. Deficiti buxhetor parashikohet në 2.5 për qind, por është për 0.2 për qind më i ulët se ai i vitit të kaluar, gjë që sipas ministrit është një tregues i punëve ekonomike.
Zhvillimi i politikës efikase, ekonomike dhe transparente fiskale nuk do të thotë vetëm deficit të ulët buxhetor, por edhe investim të parave publike në përmirësimin e ekonomisë dhe jetës së qytetarëve”- tha Dragan Tevdovski, ministër i Financave.
Opozita nuk pajtohet me arsyetimin e Tevdovskit. Liljana Kuzmanovska nga VMRO-DPMNE-ja konsideron se buxheti i propozuar është megaloman dhe populist, por jo edhe zhvillimor.
Ky është populizëm. Vlerësim i buxhetit është bërë në mënyrë jo të sinqertë, nuk është i arsyeshëm në aspektin ekonomik, e fryni për më vonë që në rishikimin e parë, ju t’i bëni të gjitha ndryshimet, gjegjësisht t’i ndërpritni të gjitha investimet kapitale”- u shpreh Liljana Kuzmanovska, deputete e VMRO-DPMNE-së.
Pushteti rritjen e ekonomisë për vitin 2019 e projektoi në 3.2%, ndërsa inflacionin në 2%. Debati për propozim buxhetin në komisionin amë vazhdon të premten dhe do të zgjasë 10 ditë pune. Informatat thonë se prej të hënës përparësi do t’i jepet seancës plenare ku do të diskutohen ndryshimet kushtetuese, kështu që ky komision me punë do fillojë ka fundi i javës së ardhshme.
Ile Petrevski
Loading…


