Pasi VLEN ka kërkuar përgjigje për ditë të tëra, por edhe ka kritikuar kandidatin për kryetar të Çairit, Bujar Osmani nga BDI, për takim të mundshëm me Nikolla Gruevskin në Hungari, ai u pyet konkretisht sot nga gazetarët nëse ishte takuar apo jo me ish-kryeministrin, raporton SHENJA.
Dhe ja çfarë u përgjigj Osmani:
“Takimet e ministrave të jashtëm janë takime të klasifikuara dhe nuk mund të zbulohen me ligj. Edhe nëse do të kishte diçka të tillë, do të ishte në kuadër të funksionit të ministrit të jashtëm”, tha Osmani.