Një grua 34 vjeçare është kallëzuar nga bashkëshorti i saj, me pretendimin se ajo ka braktisur familjen duke dalë jashtë shtetit.
Rasti ka ndodhur në Skrapar, ku 34 vjeçarja me iniciale J.R., është larguar nga Shqipëria duke braktisur bashkëshortin dhe dy fëmijët e mitur.
Kallëzimi në polici është bërë nga burri i saj.
Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme nëse çifti ndodhej në krizë, apo arsyen e largimit së 34 vjeçares.
“Komisariati i Policisë Skrapar referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen J. R., 34 vjeçe, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj, se kjo shtetase është larguar nga vendi dhe ka braktisur 2 fëmijët e tyre të mitur”, thuhet në njoftim.