Qeveria e papërgjegjshme dhe kriminale VMRO – BDI vazhdojnë me shkatërrimin e ekonomisë dhe ardhmërisë së këtij vendi. Veprim i tillë është edhe marrja e borxhit nëpërmjet euro obligacioneve me shumë 650.000.000 euro me 5% kamatë që në total i bie diku rreth 1 miljard euro. Ky borxh edhe më tutje i rëndon gjeneratat e ardhëshme dhe e vështirëson gjendjen ekonomike tani më të vështirësuar. Kur e marrim parasysh se borxhi publik tanimë është 4.459.354.082 ( 2200 euro për banorë) që i bie 49.05 % e Bruto Prodhimit Vendorë dhe nëse i shtojmë edhe borxhin e ri prej 650.000.000 euro vijmë në një situatë të papërballueshme dhe në një deficit buxhenorë enorm që ekonomia joproduktive e vendit tonë vështirë se do ta përballojë. Vetëm se ka sinjale që po na dërgojnë kah situata që e gjeti Greqinë e cila është antare e BE dhe po merr ndihmën e tyre, po çka do bëjmë ne nëse bankrotojmë e që jemi larg dyerve të BE – së. Nëse ndodhë rritje e tillë e deficitit buxhetorë do të na duhen 20 deri 30 vite vetëm për ta kthyer deficitin në gjendjen e mëparëshme.
Papërgjegjësia e kësaj qeverie vërehet edhe më shumë kur e kuptojmë se këto mjete të huazuara nuk kanë destinim të caktuar dhe me të drejtë parashtrohet pyetja se për çka do të mirret ky borxh? Nga praktikat e deritanishme nuk kemi vërejtur ndonjë huamarrje nga kjo qeveri që është destinuar për investim në ndonjë projekt kapital produktiv si psh. Hidrocenral që do ta ulte importin e energjisë ( 40% e energjisë së Maqedonisë importohet). Zakonisht huamarrjet e kësaj qeverie kanë shkuar për mbulimin e projektit antishqiptarë “Skopje 2014” i nënshkruar prej VMRO-PDSH dhe i realizuar me përpikshmëri dhe entuziazëm të paparë nga VMRO-BDI.
E keqja tjetër e këtyre borxheve të kësaj qeverie është se ato ndodhin pikërisht në periudha kur afrohen zgjedhjet. Shihet shumë qartë qëllimi i tyre dhe për çka dëshirojnë ti përdorin. Këto mjete këta kriminel korruptiv do ti përdorin për korrupsion politik, për rritjen e rrogave në administratë 10% për ti fituar vitat e administratës, për rritjen e pensioneve 5% për ti fituar votat e pensionistëve, për transfere sociale për ti fituar votat e rasteve sociale dhe për subvencione bujqësore për ti fituar votat e bujqëve, të gjithë këto target grupe të qeverisë. Kjo në përkthin i bie se un do ju blej para zgjedhjeve dhe do ju malltretoj, shantazhoj, manipuloj, varfëroj deri sa të vijnë zgjedhjet e ardhëshme.Kriminel klasik. Pasojat nga jz budallallëk do ti vuajnë familjet e tona, fëmijët tanë, nipat tanë edhe ato që nuk kanë lindur ende. Poashtu kz borxh do ti krijojë probleme edhe qeverisë së ardhëshme dhe ligësia më e madhe qëndron pikërisht këtu, po e shohin se po fundosen dhe qëllimisht i krijpjnë probleme pasardhësve.
Parashtrohet pyetja në këtë tollovi me çka mirren BDI si “pozitë”dhe PDSH si ”opozitë”?
Të gjithë e dijmë se kur flitet për çështje ekonomike dhe financiare këta të mjerët thjesht zhduken. Nuk e dij a e bëjnë këtë nga pa aftësia apo nuk i pyet askush ose ndoshta edhe të dyjat. Ky borxh i ri ka edhe aminin e BDI të cilët vazhdimisht thirren në legjitimitetin e popullit dhe kinse janë përfaqësues të shqiptarëve, kurse në anën tjetër vazhdimisht e ngarkojnë popullin me borxhe të reja( që shqiptarët nuk ua shofin hajrin) dhe punojnë kundër interesit të shqiptarëve. Jorastësisht shqiptarët nuk kanë hise më të madhe në buxhet se 2 ose 3% pikërisht nga paaftësia e partive që deri tani na kanë përfaqësuar. Shqiptarët meritojnë shumë më shumë se kaq sepse njejtë si të tjerët kontribojnë në mbushjen e buxhetit.
E vetmja parti shqiptare që reagoi në lidhje me këtë goditje që po i bëhet ekonomisë ishte Lëvizja Besa, që edhe njëherë dëshmoi se kujdeset për ardhmërinë e shqiptarëve dhe këtij vendi. Lajmi i mirë është se me afrimin e zgjedhjeve këtzre të papërgjegjëshmive dhe të pa aftëve po ju vjen fundi dhe padyshim se do të vijnë ditë më të mira për shqiptarët
Autori eshte anetar i kryesis qendrore ne Levizjen Besa