Bombat për veturën luksoze mercedes me vlerë mbi gjysmë milion euro do të mund të shfrytëzohen si dëshmi, derisa gjykatësi që do të gjykoj lëndën të mund ti dëgjoj në gjykatë.
Ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska dje (e martë) u paraqit në Gjykatën e Apelit ku u vendos që “bombat” për rastin e veturës luksoze Mercedes e cila kapi vlerën prej 600 mijë do të pranohen si dëshmi.
Jankullovska theksoi se domosdoshmërish duhet të mbrohen të drejtat e njeriut, por dhe privatësia, e cila është e mbrojtur nga të gjitha konventat ndërkombëtare.
Ish ministrja është e dyshuar në rastit “Fortesa”, “Titanik” dhe “Tanku”.
Gjykata e Apelit deri më tani ka lejuar që “bombat” të merren si dëshmi në rastet “Tenderët”, “shuplakat në Qendër”, “300”, “Toplik” dhe “TNT”.
Gordana Jankullovska është një prej personave që më së shpeshti është paraqitur si e dyshuar në rastet e Prokurorisë Speciale. Dyshohet për pjesëmarrje në manipulim zgjedhor, në shkatërrim të pajisjeve të përgjimit dhe për blerjen e makinës Mercedes prej 600 mijë eurosh gjoja për nevojat e policisë, ndërsa ishte destinuar për ish kryeministrin Nikolla Gruevski. Gordana Jankullovska disa herë ka qenë në Prokurori dhe në gjykatë por deri më tani nuk i është shqiptuar masë paraburgimi, edhe pse Specialja në rastin e parë kishte kërkuar një gjë të tillë.
Kujtojmë që kohë më parë në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Jankullovska ka thënë se asnjë rast që fillojë Specialja nuk do të ndryshon faktin se siç thotë ajo, ata janë megafonë të LSDM-së. Madje, Jankullovska ka komentuar edhe profesionalizmin dhe besueshmërinë e Katica Janevës dhe gjithë ekipit të saj duke i quajtur njerëz me integritet problematik./Almakos

