Petar Bogoevski nga Koncepti Maqedonas, sot para Prokurorisë Publike, ka njoftuar se ka dorëzuar kallëzime penale kundër disa politikanëve shqiptarë, për siç tha ai “dhunën të cilën e bëjnë mbi maqedonasit shovinistët e shfrenuar shqiptar, pa dallim nga cila parti vijnë”.
“Të gjitha pakicat etnike janë të malltretuar në hapësirat me shumicë shqiptare. Ne jemi shërbëtor në vendin tonë. Në Maqedoni në kundërshtim me urdhrat e BE-së dhe Komisionit të Venedikut, dhe në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet shfrytëzohet flamuri i Shqipërisë. Këtu shovinistët shqiptarë nuk paguajnë tatim ndërsa shfrytëzojnë rroga shtetërore, subvencione, ndihmë sociale. Këtu çdo ditë keqpërdoren vende pune në institucionet, posaçërisht në MPB, ku fshihen shkeljet e shovinistëve shqiptar”, ka thënë mes tjerash Bogoevski, përcjell SHENJA.
Ai ka shtuar se tani është koha që maqedonasit të kalojnë në ofensivë, dhe për këtë shkak do të hapin lëndë për procedimin, e siç tha ai, qindra veprave të bëra nga “shovinistërt shqiptarë, shoqërim kriminel.
Data 06.09.2026
Aktuale
- Nora shfaqet ‘zjarr’ në paraqitjen e fundit, vë në pah turpin në top formë
- Sot dita e 99-të e revoltës! Protuestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës
- Berisha darkë me diasporën në SHBA: Ka një plan të frikshëm që po zbraz vendin. Zhvlerësimi i euros dhe dollarit, prej pastrimit të parave të drogës
- Atifete Jahjaga ja merr anën edhe nusës, shkëlqen në një dasmë me këtë veshje kaq elegante
- Vajza e Mirush Kabashit në mbështetje të protestës kundër Ramës: Qytetarët po ngrenë zërin! Misioni i tyre duhet të vazhdojë deri në fund
- Divjaka 37 ditë në protestë, banorët dalin sërish në shesh kundër bashkimit me Lushnjen: Bashkia nuk do të shkrihet
- Operacion antidrogë në Sarandë, në pranga “kokat” e disa grupeve! Sekuestrohen armë dhe lëndë narkotike
- Selvija e fshiu të kaluarën, ruan vetëm këtë kujtim



