Bilanci i Covid-19 në Kosovë/ Regjistrohen 15 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24-orët e fundit

Bilanci i Covid-19 në Kosovë/ Regjistrohen 15 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24-orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit rreth gjendjes me COVID-19 në Kosovë ku bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 2 mijë e 144 mostra, nga të cilat 15 kanë rezultuar pozitive.Në 24 orët e fundit ka vdekur një person, ndërkaq janë shëruar 11.


MSH-ja bën të ditur se gjatë kësaj periudhe janë testuar 2.144 persona. Në Kosovë janë regjistruar 15 raste të reja me koronavirus të martën. Në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë është bërë e ditur se nga fillimi i pandemisë e deri me tani, numri i rasteve pozitive ka shkuar në 107 mijë e 921, kanë vdekur 2 mijë 265 persona ndërkaq janë shëruar 105 mijë e 549.