Në kazermën “Alekso Demnievski Bauman” në Veles sot betim solemn dhanë ushtarë të shërbimit vullnetar në ARM nga gjenerata qershor 2018. Para prindërve të tyre, familjarëve, miqve dhe eprorëve të cilët do t’i trajnojnë në tre muajt e ardhshëm, në mënyrë solemne betimin e dhënë në emër të GJSH të ARM-së ua uroi zëvendësshefi gjeneral – major Azim Nuredini.
“Të jesh ushtar është nder i vërtetë, me aktin e sotëm të dhënies së betimit solemn ju u angazhuat se do t’i mbroni vlerat më të mëdha kushtetuese dhe njerëzore. Me këtë akt ju e filluat procesin për trajnimin e juaj, për çka jam i bindur thellë se me sukses do ta përfundoni dhe do të përfshiheni drejtë gjeneratave të cilat me sukses e kanë përfunduar trajnimin për mbrojtje të Republikës së Maqedonisë. Shërbimi në afatin ushtarak për të cilin vullnetarisht jeni paraqitur do të ketë ndikim edhe në rrugën e juaj të mëtutjeshme jetësore, para së gjithash, për shkak të përvojës të cilën në periudhën e ardhshme do ta arrini në ARM”, theksoi gjeneral majori Nuredin.
Urime deri te 68-të ushtarët e klasës, në mesin e të cilëve edhe 15 vajza, dërgoi edhe nënkoloneli Arben Jakupi, komandant në Qendrën për Trajnim Individual – QTI, i cili është në brendinë e Komandës për Trajnim dhe Doktrina, ku po zbatohet trajnimi ushtarak.
Data 08.09.2025
Aktuale
- Vazhdojnë protestat në Izrael, Netanyahut i bëhet thirrje të bëjë marrëveshje për lirim të pengjeve
- Toshkovski nuk ka dyshime se aktualisht po kryhen përgjime të paligjshme
- Zbuloni risitë e Apple Watch Series 11: Ekran më i ndritshëm dhe ngjyra të reja
- 10 misteret më të frikshme që sfidojnë historinë
- Mesut Bajrami: Tradhtia ka emër – Alternativa Kumanovë
- Blerant Ramadani premton: Brenda dy vitesh, nevojat bazike të Sarajit do të plotësohen
- BDI: Projekti i Izet Mexhitit për “fasadat energjetike”, një mashtrim tjetër elektoral
- Zbulimi i papritur: Portofoli i humbur i një nxënësi pas 51 vitesh