Meqenëse nuk u paguan pagat me rritje në Ministrinë e Financave, me rritje nuk morën paga të janarit as në Presidencë. Nga Kabineti i kreut të shtetit Stevo Pendarovski thonë se arsyetimi që kanë marrë nga Ministria e Financave është se në Buxhetin e 2023 nuk ka fonde shtesë për pagesën e pagave për punonjësit e Presidentit dhe rritjen e konsiderojmë si të pabazë. Nga Zyra e Presidentit kumtojnë se në përputhje me Marrëveshjen kolektive të nënshkruar me Sindikatat e punonjësve, u parashikua rritje pagash prej 5% vetëm për nëpunësit administrativ që janë të punësuar në zyrën e Presidentit. Kjo rritje nuk vlen për Presidentin, të emëruarit dhe këshilltarët e posaçëm në kabinet. Nga Kabineti i Pendarovskit thonë se fondet për buxhetin e vitit 2023 janë siguruar me kursime vetanake në buxhetin e institucionit të tyre dhe për këtë nuk janë kërkuar fonde shtesë nga Ministria e Financave. Kërkesa për mjete financiare për paga për muajin janar 2023, të cilën Zyra e Presidentit e ka dorëzuar në Ministrinë e Financave, thonë se është bërë në përputhje me ligjin, në kuadër të parave të miratuara në Buxhetin e vitit 2023.
Data 21.09.2026
Aktuale
- Rama për vendimin e Speciales: Shqipëria do t’i qëndrojë në krah Kosovës
- Mickoski takohet me Rubion: Po forcojmë partneritetin strategjik me SHBA-në
- Përleshje në Prishtinë: Arrestime dhe lëndime në ngjarjen e dhunshme
- Pasojat e aktgjykimit të Speciales për Kosovën: Një analizë e thellë
- Përplasja për pagat e magjistratëve/ Rama fton në tryezë institucionet e drejtësisë: Të flasim për një mekanizëm të ri
- Dimitrievski i përgjigjet LSDM-së: “Kujdes mos ju shfaqet edhe ZNAM 3.0!”
- LSDM kërkon rritje të pagës minimale pas rritjes së shportës sindikale
- Përleshje në aeroportin e Shkupit: Sherr masiv para udhëtarëve në terminal



