Portalet e afërta me BDI-në janë detyruar të demantojnë vetëveten lidhur me raportimin për tubimin e sontëm madhështor të Lëvizjes BESA në Shkup. Portalet në fjalë fillimisht publikuan fotografi nga momentet para fillimit të tubimit kur simpatizantët sapo kishin filluar të grumbullohen dhe vendosën tituj se “dështon tubimi i Lëvizjes BESA”. Por me afrimin e momentit të fillimit të fushatës dhe deri në fund fotot e publikuara nga mediat e tjera dhe pamja në vend të ngjarjes i detyroi ata të demantojnë vetëveten. Të detyruar nga presioni i opinionit dhe të demantuar nga pamjet që vërshuan rrjetet sociale, në fund edhe mediat e BDI-së e demantuan vetëveten dhe publikuan fotografitë reale për tubimin madhështor të Lëvizjes BESA në Çairçankë të Shkupit.
Data 30.10.2026
Aktuale
- BDI në Dibër: Krizë me ngrohjen në shkolla, nxënësit detyrohen të ndjekin mësimin me xhupa
- Grabitja e madhe e Binance: Më shumë se 6 miliardë dollarë në rrezik
- Akuzohet se fshehën rreth 1 mln euro/ Arrestohet pronari i spitalit “Sante Plus”, Bilal Kara dhe ish-drejtoresha Geriana Arapi
- Andonovski: Në vitin 2027 presim gurthemelin për qendrën kombëtare të të dhënave
- Gjuha shqipe nuk mund të zhduket nga një institucion që u përket të gjithë qytetarëve
- Trump për zgjedhjet në Brazil: Ishin një turp i madh, do ngelen në historinë e zezë politike botërore
- Ancelotti: Nuk kemi nevojë për kërkesa të veçanta
- Donika Gërvalla refuzon dorëheqjen dhe planifikon mekanizma të rinj për dhunën në familje


