Këtë mision e përmbushin të rinjtë, demokratë, por edhe socialistë të penduar, të cilët nga koha e tyre, dalin shtëpi më shtëpi për të shpërndarë thirrjet dhe fletëpalosjet e këtij revolucioni.Këtë mision e përmbushin nëna dhe baballarë, gjyshër dhe gjyshe, që kanë përcjellë me lot fëmijët e tyre jashtë, por janë sot këtu me ne, deri në fund, në emër të tyre, në emër të Shqipërisë.Cili është qëllimi i këtij revolucioni? Është përmbysja e monizmit të bazuar në krimin, drogën, në vjedhjen dhe plaçkitjen e shqiptarëve.Kurrë në histori, një njeri nuk ka vjedhë këtë komb siç e ka vjedhur Edi Rama me organizatën e tij kriminale.Në një kohë që ju përcillni fëmijët jashtë për kafshatën e gojës, kryeministri shpirtlig, vendos prapa kësaj ndërtese, vazon 4 milionë euro, e mjaftueshme për të blerë ilaçet një muaj të gjithë pensionistët shqiptarë. Në një kohë kur ju, gëzimet familjare, dasmat, ditëlindjet, festat e tjera, mezi i gëzoni se nuk keni para, ky krim-ministër shëtit me avionin e tij në dispozicion me dhomë gjumi, dreko dhe darkon me 10 mijë euro, shpenzon 22 milionë euro me fluturime.
Data 03.11.2026
Aktuale
- Bërvenica dhe përtej
- Hapet në Kinën Veriperëndimore ekspozita kulturore e Dunhuang-ut për të nxitur dialogun ndërmjet qytetërimeve
- Analiza/ Irena Beqiraj: Mussolini, Rama dhe bashkëpunëtorët që dinë shumë!
- Europoli godet rrjetin e mashtrimeve, kol-centra të dyshuar edhe në Maqedoni!
- (VIDEO) Këshilltarët e AKI-së dhe VLEN-it kërkojnë që “Parku i Butelit të flasë edhe shqip”
- Ermal Hasimja: Spiropali mund të jetë një alternativë për qeveri tranzitore
- Edi Rama: Njohja e Kosovës, çelësi për stabilitetin në Ballkan
- (VIDEO) Tre persona administrojnë Alta Bankën, për 21 ditë duhet të zbardhin gjendjen



