Këtë mision e përmbushin të rinjtë, demokratë, por edhe socialistë të penduar, të cilët nga koha e tyre, dalin shtëpi më shtëpi për të shpërndarë thirrjet dhe fletëpalosjet e këtij revolucioni.Këtë mision e përmbushin nëna dhe baballarë, gjyshër dhe gjyshe, që kanë përcjellë me lot fëmijët e tyre jashtë, por janë sot këtu me ne, deri në fund, në emër të tyre, në emër të Shqipërisë.Cili është qëllimi i këtij revolucioni? Është përmbysja e monizmit të bazuar në krimin, drogën, në vjedhjen dhe plaçkitjen e shqiptarëve.Kurrë në histori, një njeri nuk ka vjedhë këtë komb siç e ka vjedhur Edi Rama me organizatën e tij kriminale.Në një kohë që ju përcillni fëmijët jashtë për kafshatën e gojës, kryeministri shpirtlig, vendos prapa kësaj ndërtese, vazon 4 milionë euro, e mjaftueshme për të blerë ilaçet një muaj të gjithë pensionistët shqiptarë. Në një kohë kur ju, gëzimet familjare, dasmat, ditëlindjet, festat e tjera, mezi i gëzoni se nuk keni para, ky krim-ministër shëtit me avionin e tij në dispozicion me dhomë gjumi, dreko dhe darkon me 10 mijë euro, shpenzon 22 milionë euro me fluturime.
Data 16.09.2026
Aktuale
- “Thaçi i përfshirë personalisht në krim”/ Gjykata e Hagës zbardh misterin e zhdukjes së Behajdin Allaqit 28 vite më parë: Si e fshehën ngjarjen, joshën me premtime familjen e viktimës
- Skandali i nderimeve shtetërore për kriminelët e luftës në Serbi
- Avokati i Hashim Thaçit: Ky vendim nuk është në ‘Emër të popullit të Kosovës’, përgjegjësia është hedhur mbi Thaçin
- Dënimi nga Haga i krerëve të UÇK, reagim i ashpër nga Tomor Alizoti: E turpshme. Kjo është një padrejtësi ndaj shqiptarëve (VIDEO)
- Bekim Sali pas aktgjykimit në Hagë: Lufta e UÇK-së mbetet pjesë e historisë së Kosovës
- Haxhiu porosi familjeve të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: Kosova është me ju
- Dy bastisje në Bërnjarcë, arrestohen dy persona – drogë, pistoletë dhe municion të sekuestruar
- Mexhiti pas vendimit në Hagë: Zhgënjyes dhe thellësisht i padrejtë për popullin e Kosovës



