Berisha i del në mbrojtje Talat Xhaferit: Mos jep dorëheqje!

Berisha i del në mbrojtje Talat Xhaferit: Mos jep dorëheqje!

Ejup Berisha

Tani pas një videoje që është bërë virale ditëve të fundit këtu te ne në rrjetet sociale një pjese e opinionit maqedonas ka filluar të kërkoj që Kryetari i tanishëm i Kuvendit të Republikes së Maqedonisë së Veriiut Talat Xhaferi të jap doreheqje nga posti i tij. Në atë video xhirim dëgjohet një zënkë e ashpër kinse mes Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe personelit të sigurimit të Kuvendit, dhe meqë në të dëgjohen disa shprehje banale apo ca sharje për të cilat thuhet se kane dalur nga goja e njeriut numer një të Kuvendit tanimë një pjesë e opinionit këtu në vendin tonë ka filluar të protestoj lidhur me ngjarjen në fjalë dhe mes tjerash është filluar me kërkesën për të dhënë doreheqje Talat Xhaferi nga posti i Kryetarit të Kuvendit. Pra kërkesa për dorëheqje ka të bëj lidhur me sharjet që dëgjohen në atë xhirim që nuk dihet sakt se kush qëndron prapa tyre. Në raport me kerkesën adresuar deri te Talat Xhaferi për të dhënë doreheqje unë edhe pse jo në cilesinë e keshilltarit për qështje juridike e as të këshilltarit për qështje politike i Kryetarit të Kuvendit por si qytetar i rëndomtë i këtij shteti Z. Xhaferi e keshilloj që të mos jep doreheqje dhe atë për një arsye të vetme që është e njohur për të gjithë në këtë vend dhe në mbarë rajonin e Ballkanit. Pra Z.Talat mos jip doreheqje për shkak se nënat shqiptare janë sha pa ndërpre dhe pamëshirshëm gjatë disa shekujve me radhë dhe me këtë rast asnjë shqiptar që i është sha dhe ofenduar nëna e pafajshme dhe e ndershme shqiptare pra asnjëri prej tyre nuk ka kërkuar asnjehër doreheqje prej atyre që jau kanë sha nënat shqiptare.

E sa për informim të opinionit nënat shqiptare janë sha pandërpre dhe askush nuk ka dhënë shumë llogari.

Pra e gjthë kjo periudhë shumë e gjatë ka vijuar me sharje dhe ofendime banale dhe të pabaza të nënave shqiptare nga të gjithë pjestarët e kombeve të tjera. Dhe për ato sharje përsëris të njëjtët nuk kanë kërkuar as të vetmen falje e lere më të dorëhiqet një njeri i vetëm prej tyre nga postet e larta shtetërore dhe publike. Nëse kjo tërë kohës ka qenë kështu dhe me të vërtetë pa kurrfar dyshimi them se ka qenë kështu atëher pyes se pse tani një shqiptar në rastin konkret Talat Xhaferi duhet të jep dorëheqje nga pozita e të parit të Kuvendit. Shqiptarët këtu në këtë shtet dhe në rajonin më të gjërë të Ballkanit duhet disa shekuj me radhë të shajnë derisa ti kap përgjegjsia për këto veprime banale apo që të krijohen kushtet që të njëjtit të japin dorëheqje nga postet shtetërore dhe publike për sharjet që i bëjnë ndaj të tjerëve. Prandaj Z Xhaferi vazhdoe punën tënde në postin e Kryetarit të Kuvendit ndërsa për disa individ të ligë dhe të pandërgjegjshëm që jetojnë ketu dhe shajnë nëna shqiptare sharjet e shqiptarëve duhet te sherbejnë si mësim se nuk duhet sha nënat sepse nuk është e hijshme e as e lëvdueshme sharja e tyre dhe se një veprim i tillë i shëmtuar është edhe mëkat. Le të jete ky mesim per te gjithë jo vetëm për shqiptarët por edhe për të gjitha kombet e tjera që jetojnë jo vetëm në RMV por edhe në rajonin më të gjërë në Ballkan se nënat në asnjë mënyrë nuk duhen të shahen sepse ato janë qeniet më të mirat në botë të cilat e mbajnë në këmbë shtëpinë dhe kontribuojnë për mbarvajtjen dhe mirqenien e familjes. Z. Xhaferi nëse e pranoni sygjerimin tim o ne cilesinë e këshilltarit juridik ose politik o në cilesinë e qytetarit të rendomtë më shumë në këtë cilësinë e fundit se në dy cilësitë e para të këshilltarit nuk keni pranuar të më njihni asnjëher atëher si qytetarë shqiptarë që shpesh më është sha edhe mua nëna shqiptare të sygjeroj shkurt e shqip. Mos jep dorëheqje!