Ambasadori i BE-së, Mihalis Rokas, thotë se janë të fokusuar që Maqedonia të realizojë reformat, por shtoi se me formimin e qeverisë bullgare vendi duhet të shfrytëzojë momentin e ri për procesin e zgjerimit.
“Nga ana jonë, si delegacion i BE-së fokusi është që vendi të zbatojë reformat. Ky është një moment i madh dhe një mundësi e madhe për procesin e zgjerimit. Tashmë kryeministri dy herë ka qenë në Bruksel, pra ka aktivitet të intensifikuar diplomatik, por ajo që ne përpiqemi të bëjmë këtu është që gjatë këtij aktiviteti diplomatik, të asistojmë për tejkalimin e këtij problemi dhe të lëvizet përpara”, tha Mihalis Rokas, ambasadori i BE-së në Maqedoni.