21 November
Në mungesë të analizave zyrtare, 360 Gradë u përpoq ta verifikojë atë për të cilën publiku dyshon një kohë të gjatë. Me degustim dhe mostra u kontrollua nëse të njëjtat produkte të markave të famshme, por të blera në Maqedoni, Greqi dhe Kroaci janë me karakteristika të njëjta. Ja reagimet e qytetarëve të cilët krahasuan krem nga lajthitë dhe shampon të blera në tre shtetet:
“Kur e përdora shapuan greke flokët ishin më të buta, më të lehta dhe më lehtë kriheshin, ndërsa shampua e jonë është me të njëjtën ambalazh, por flokët ishin më të ngurta, ajo menjëherë u vu re”.
“Vërejta dallim të madh”. Shije, aromë, cilësi është e qartë. Edhe pse janë të njëjtë, megjithatë dallojnë”.
“Unë nuk jam ndonjë shijues që të mund t’ju them me saktësi, megjithatë nga ajo që provova, që të tre janë të ngjashme, por do ta preferoja të dytën”.
Detergjenti nga e njëjta markë, por e blerë në Maqedoni, kishte peshë më të madhe, ndërsa është parapara për më pak larje. Analiza e çmimeve, megjithatë, tregoi se edhe çmimi nuk mund të përdoret si justifikim për dallimin e cilësisë së produktit. Disa nga ta janë madje më të shtrenjtë tek ne. Agjencia për Ushqim dhe Veterinari dhe Organizata e konsumatorëve hedhin topin tek njëri tjetri për atë se kush duhet të organizojë analiza krahasuese tek ne.
Sipas rregullave tona, esenciale është etiketimi i ushqimit, nëse ajo që është e shënuar në etiketë përmbahet edhe brenda, siç është deklaruar. Kjo është esenciale për ne – u shpreh Zoran Atanasov, u.d Drejtor i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.
Në Maqedoni e kemi këtë problem, e kemi zbuluar. Ne tani duhet të shkojnë në Greqi, të marrim produkte nga atje, dhe t’i analizojmë këtu. Së pari etiketat, dhe pastaj ato produkte të dërgohen në analizë laboratorike dhe kimike. Kjo do të marrë kohë dhe është mjaft e shtrenjtë – theksoi Marijana Lonçar Velikova, kryetare e Organizatës së Konsumatorëve të Maqedonisë.
Kroacia është një nga tetë vende anëtare të Bashkimit Evropian e cila me analizë laboratorike vërtetoi se as në tregun e vetëm evropian, produktet nuk janë të njëjta për të gjithë.
Nuk kam asgjë kundër që një pjesë e produkteve të përshtaten me nevojat e popullsisë lokale, por mua më intereson nëse ai produkt për pastrim në mënyrë të barabartë pastron. Nuk ka rëndësi çfarë arome ka, por produkti të mos bëhet nga materiale më të lira, dhe të plasohet me çmim të njëjtë ose më të lartë – u shpreh Biljana Borze, Euro parlamentare nga Kroacia.
Problemi që tani është ngritur në nivelin më të lartë në Bashkimin Evropian me sa duket është larg nga zgjidhja tek ne. Por, ndryshimi i ligjeve në BE do të ishte një bazë e mirë që ndonjëherë edhe tek ne të zgjidhet problemi, dhe konsumatorët e Ballkanit të mos ndihen të diskriminuar.
Alsat-M

