Nga BDI në një komunikatë për media, kanë shprehur shqetësimin e tyre, për siç thonë, dominimin gjithnjë e më të theksuar mono-etnik që Qeveria ka demonstruar gjatë vitit të parë të qeverisjes së saj, ndërsa tani, tashmë në skenën publike, përfshin edhe opozitën etnike maqedonase në këtë prirje të saj.
“Opinionit publik i shkakton neveri ky flirtim i hapur mes Mickoskit dhe Filipçes, për takime të mesnatës në një atmosferë politike intime, ku as më pak e as më shumë po planifikohet një marrëveshje e re shoqërore për rregullimin e rrjedhave të ardhshme politike.
Edhe pse as deri tani nuk janë pyetur për asgjë, heshtja e neveritshme e partnerit shqiptar në Qeveri është dëshmi e nënshtrimit total.
Le të kujtojmë se Republika e Maqedonisë së Veriut është një model i njohur i demokracisë funksionale multietnike, me një orientim të qartë euroatlantik.
Ky sistem vlerash është i ndërthurur me kujdes në tre dokumentet themelore të vendit: Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen e Miqësisë me Republikën e Bullgarisë, për zbatimin e të cilave qëndrojnë si garantues partnerët tanë strategjikë, BE dhe SHBA.
Republikës së Maqedonisë së Veriut i nevojitet një dialog i mirëfilltë politik, por jo në takime intime mesnate, por në një format politik dinjitoz, me përfaqësim të qartë të të gjithë qytetarëve, ku të hapen çështjet themelore me rëndësi për vendin.
Modeli themelor i karakterit multietnik të shtetit është i rrezikuar në mënyrë sistematike, ashtu siç është i rrezikuar edhe procesi integrues i vendit në Bashkimin Evropian.
Këto janë dy shtylla strategjike që seriozisht kërcënojnë stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë të vendit, dhe pikërisht këto duhet të jenë prioritetet mbi të cilat duhet të zhvillohet një dialog i vërtetë politik”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Data 07.01.2026
Aktuale
- Ngritet kallëzim penal ndaj një personi në Ohër, dyshohet për ndërtim paleje të një objekti
- Po konfirmohen tezat se bullgarët dëshirojnë ridefinim të plotë të identitetit maqedonas, thotë Mickoski
- Si po e ndihmojnë pakicat formimin e Qeverisë Kurti 3?
- Thellohet skandali në rrugën 260 mln euroshe të Belinda Ballukut, bllokohet një korsi e aksit Qukës – Qafë Plloçë! Sërish shembje dherash brenda pak orësh
- “Shiu me gjyma i ka mbledhur nga janë e nga s’janë!”- Përmbytjet në Durrës, Rama nxjerr pamjet: Plehrat kanë taposur grykat e kanaleve, s’kanë arritur dot në det
- Forumi i Gruas i VLEN takon gratë afariste – premtohet prioritet për fuqizimin e gruas në Gostivar
- Isen Shabani takon banorët e Toplicës – premton asfaltim rrugësh e trotuare edhe në fshatrat e malësisë së Vrapçishtit
- U arrestuan në protestën e Adriatik Lapajt para kryeministrisë, gjykata liron katër anëtarët e “Shqipëria Bëhet”


