Bashkimi Demokratik për Integrim e dënon fuqishëm vendimin politik dhe antikushtetues të Gjykatës Kushtetuese që ndalon Bashkësinë Fetare Islame nga organizimi i arsimit të mesëm, duke i mohuar mijëra të rinjve shqiptarë të drejtën për arsim dhe për të ndërtuar të ardhmen sipas bindjeve dhe identitetit të tyre.
Ky vendim është sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë fetare, ndaj dinjitetit të komunitetit mysliman dhe ndaj një të drejte që u fitua si korrigjim i një padrejtësie historike gjatë qeverisjes së udhëhequr nga BDI.
Dhe kjo nuk është thjesht një çështje gjyqësore – kjo është betejë për dinjitetin kolektiv.
Por më e rëndë se vendimi i gjykatës është heshtja e turpshme e përfaqësuesve shqiptarë në këtë qeveri. Në vend që të protestojnë, ata heshtin. Në vend që të japin dorëheqje, ata justifikojnë. Në vend që të mbrojnë qytetarët, ata mbrojnë karriget dhe shefat e tyre. Nuk janë përfaqësues – janë shërbëtorë të bindur të një pushteti që po e rihap projektin për një shtet njëetnik, pa vend për të tjerët.
BDI nuk do të hesht përballë këtij poshtërimi. Ne nuk do ta pranojmë që fitoret tona historike të zhbëhen nga ata që sot shiten për një vend pune, një privilegj, apo një telefonatë urdhëruese. Ne do të jemi zëri i çdo nxënësi që sot ndjehet i përjashtuar, i çdo prindi që sheh të rrezikohet e ardhmja e fëmijës së tij, dhe i çdo qytetari që nuk pranon më të poshtërohet në heshtje.
Ftojmë opinionin vendor dhe ndërkombëtar, komunitetin fetar, shoqërinë civile dhe çdo qytetar me ndërgjegje që të reagojnë. Sepse heshtja sot do të thotë bashkëpunim me padrejtësinë.
BDI do të mbrojë çdo të drejtë, çdo fitore dhe çdo njeri që sulmohet nga ky projekt i rrezikshëm i përjashtimit dhe diskriminimit.
Data 19.03.2026
Aktuale
- BDI: Bexheti u përball me gjuhë fyese në Kuvend, Gashi nuk ndërhyri – të japë dorëheqje
- Kush humb dhe kush fiton me luftën në Iran? Ja çfarë thotë profesori Mevludin Ibishi
- MPB sonte arrestoi një drejtor aktual, i kapur duke marrë ryshfet – përfundoi me pranga
- Sulejmani: Strategjia e Trumpit synon prishjen e unitetit të BE-së
- Pasuria e ministrit Petrit Malaj në hetim?! Vetting tregon manovrat e fshehjes së aksioneve të çiftit Erilinda Lala dhe Taulant Gordoli! Dalin në skenë dy firma të reja
- Ibishi: Nga realizmi defanziv në realizëm ofenziv, bota në ndryshim të rrezikshëm
- Sulejmani: Jemi në një fazë kaosi pa rregulla globale
- Erilinda Lala dhe Taulant Godroli pronarët apo ‘prestanome’ e resortit 20 milionë euro? Vetting zbulon shkeljet e rënda ligjore, si iu tjetërsua Bashkisë trualli, vendimet e dyshimta


