Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka prezantuar Platformën zgjedhor për Komunën e Strugës. Bartësja e listës së këshilltarëve nga radhët e BDI-së, Arbëresha Vlashi sot prezantoi projektet që janë pjesë e programit zgjedhor të BDI-së, përkatësisht kandidatit të saj, Ramiz Merko.
Ajo tha se Platforma zgjedhor është përpiluar në frymën e agjendës së blertë për jetë cilësore dhe në përputhje me kërkesat e qytetarëve të Strugës.
Ndryshe, sonte në ora 18:00 do të mbajë Tubim zgjedhor në Komunën e Strugës.
Po ua sjellim fjalimin e plotë të press konferencës:
Të nderuar qytetarë,
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Sot prezantojmë para jush Programin zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim për komunën e Strugës, që është bazuar në Agjendën e blertë dhe pesë përbetimet tona për këto zgjedhje. Agjenda e blertë nënkupton jetë, por njëkohësisht nënkupton edhe infrastrukturë moderne rrugore, energji të pastërt dhe të lirë për të gjithë qytetarët duke krijuar vende të qëndrueshme të punës për ti dhënë shtytje ekonomisë tonë.
Ju drejtohemi sërish pas një mandati të mbushur plotë me arritje dhe suksese. Bashkërisht, në vitin 2017 nisëm një epokë të re për Strugën, të mbushur me energji, për sukses dhe ndryshim.
Ndërsa, i gjithë mandati i ri do të fokusohet në Agjendën e blertë.
Të nderuar,
Arsimi është elementi kryesor për jetën sociale dhe ekonomike të shoqërisë. Forca e arsimit cilësor jep rezultate në dy nivele: në nivel të zhvillimit personal të qytetarit dhe në nivel të zhvillimi të shoqërisë.
Rinia dhe organizatat rinore janë pjesë integrale shumë e rëndësishme e shoqërisë tonë. Ata janë lokomotiva që do tërheqin shoqërinë, qytetin dhe vendin tone drejtë sukseseve të reja në të ardhmen.
Potenciali turistik i Strugës është i pakontestueshëm. Kemi punuar fuqishëm në rritjen e kapaciteteve turistike të Strugës dhe në zgjerimin e ofertës turistike të Strugës.
Një nga përgjegjësitë tona kryesore si qeverisje lokale është ajo e zhvillimit ekonomik. Struga është një perlë turistike dhe përkujdesi ndaj ambientit jetësor është një prioritet për ne si administratë dhe për çdo qytetar të sajin.



