Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që, sipas tyre, përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe dinjitetit të popullit shqiptar.
Këto veprime provokuese dhe të mbushura me urrejtje, thonë nga BDI, janë të papranueshme dhe përbëjnë një kërcënim për sërishjen ndëretnike dhe stabilitetin e vendit tonë.
“Gjithashtu, shprehim shqetësimin tonë për qasjen selektive dhe të njëanshme të policisë, e cila, sipas informacioneve të deritanishme, ka marrë masa vetëm ndaj qytetarëve shqiptarë të përfshirë në incidentet, ndërsa ata që dogjën flamurin shqiptar nuk janë ndëshkuar. Ky trajtim i pabarabartë jo vetëm që minon besueshmërinë e institucioneve, por edhe thellon mosbesimin ndërmjet komuniteteve.
U bëjmë thirrje organeve përgjegjëse që të veprojnë me paanësi dhe profesionalizëm, duke trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë pjesëmarrësit në këto incidente, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. Ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë, pasi vetëm përmes drejtësisë dhe transparencës mund të forcojmë besimin dhe të ruajmë stabilitetin në shoqërinë tonë.
Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i përkushtuar për mbrojtjen e dinjitetit të të gjithë qytetarëve dhe për promovimin e respektit të ndërsjellë, duke theksuar qartë se veprime të tilla të urrejtjes dhe padrejtësisë nuk do të tolerohen”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Data 11.09.2026
Aktuale
- Nesër varroset 27-vjeçari nga Radusha, i vrarë në Berlin
- Mexhiti: Rikonstruksioni i Çarshisë së Shkupit drejt përfundimit!
- Aco Velkovski: “Gjeneralët” sërish në garë për fronin, por pa ushtri – 30 vite në funksione nuk do të thonë 30 vite besim
- Balla ironizon protestën nga vreshti: Këta janë njerëzit e punës, nuk ka veshë rrushi në Bulevard. Rrinë ca njerëz kot atje (VIDEO)
- Nga deputete në krye të Shëndetësisë! Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin!
- (VIDEO) Supremja shfuqizoi vendimin për Llaskarcën, rasti nis nga e para
- Logos-A pjesëmarrëse në Panairin e Librit “Tuzi 2026”
- VLEN shpall Jakup Huseinin kandidat për kryetar të Komunës së Bërvenicës




