Shprehim shqetësim të thellë ndaj zhvillimeve të fundit, me të cilat Qeveria, përmes një sërë hapash institucionalë, po e largon në mënyrë sistematike gjuhën shqipe nga sfera publike.
Gjykata Kushtetuese është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Paralelisht, Inspektorati për zbatimin e ligjit është faktikisht i bllokuar, i është marrë autonomia, inspektorët nuk marrin pagë tash e gjashtë muaj dhe nuk kanë kushte bazë për punë, përfshirë edhe qasjen në automjetet zyrtare.
Vetë drejtori, i emëruar nga Qeveria, publikisht pranoi se automjetet përdoren për nevojat e tij personale, ndërsa institucioni nuk funksionon.
Skandali u thellua nga vetë Ministri për marrëdhënie mes etnive, Stoilkovic, i cili dje deklaroi se do ta shkarkojë drejtorin e Inspektoratit, jo për mosfunksionim, por për t’ia treguar vendin inspektoratit.
Kjo deklaratë është shfaqje e drejtpërdrejtë e presionit institucional dhe e poshtërimit ndaj përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe.
U bëjmë thirrje të gjithë faktorëve shoqërorë shqiptarë, përfshirë edhe mbetjet e VLEN-it që kanë mbetur pjesë e Qeverisë, të marrin përgjegjësi ndaj votuesve shqiptarë dhe të kundërshtojnë qartë këto kërcënime sistematike ndaj gjuhës shqipe.
Gjuha shqipe nuk është privilegj politik, ajo është kategori kushtetuese dhe pjesë e themeleve të Marrëveshjes së Ohrit.
Data 12.03.2026
Aktuale
- Mucunski: Mbrëmë edhe 109 shtetas të Maqedonisë arritën në Prishtinë nga Lindja e Mesme
- Përmbaruesi konfiskon Audin e Ramiz Merkos
- Rënie e fertilitetit në BE dhe Maqedoni! Në vitin 2024, në BE lindën 3,55 milionë fëmijë! Në Maqedoni, 16,061 fëmijë
- ASH-Sela: Vendimi i djeshëm konfirmon urgjencën për Badenter në Gjykatën Kushtetuese
- Kapen 120 kilogramë duhan për nargjile në pikën kufitare Bllacë
- BDI: Kur në qeveri ka VLEN të kapur dhe të nënshtruar, forcat antishqiptare ndihen të inkurajuara
- Procesi në GJKKO, Monika Kryemadhi dhe avokati i Ilir Metës mbërrijnë për seancën! Ish-deputetja: Sot ditë super! Imuniteti i Belindës, gjyqi ynë, filmi…
- Evakuohet me sukses nga Lindja e Mesme grupi i tretë i shtetasve të Maqedonisë së Veriut


