Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër vendimin e Regjistrit Qendror, si institucion shtetëror, për të pranuar tetë punonjës të rinj pa asnjë shqiptar në mesin e tyre, ndonëse, sipas BDI-s, ky institucion ende nuk e ka përmbushur obligimin kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
“Ky zhvillim është pasojë direkte e shfuqizimit të Balancuesit, një mekanizëm i domosdoshëm për garantimin e barazisë dhe përfaqësimit multietnik në administratën publike.
Në vend që të përmirësohet gjendja, ajo po përkeqësohet në mënyrë të qëllimshme dhe sistematike.
BDI rikujton se këto praktika përbëjnë shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe të Marrëveshjes së Ohrit, duke minuar themelet e bashkëjetesës demokratike dhe të vlerave evropiane.
I bëjmë thirrje Qeverisë njëetnike që të ndalojë me urgjencë këtë prirje të rrezikshme dhe të rikthejë mekanizmat e barazisë dhe drejtësisë në institucionet shtetërore.
Sa i përket të ashtuquajturave mbetje të vlen-it në Qeveri, është më se e qartë se askush nuk i pyet, askush nuk u kërkon mendim për asnjë vendim institucional.
Ata nuk kanë as ndikim, as autoritet.
E vetmja gjë që bëjnë është të arsyetojnë këto politika diskriminuese me heshtje dhe nënshtrim të turpshëm.
Kushdo që mbetet për ta legjitimuar këtë qeveri , qoftë me pjesëmarrje, qoftë me heshtje, është bashkëfajtor.
Kjo qeveri është në shkatërrim e sipër, dhe shqiptarët nuk duhet të jenë spektatorë të viktimizuar, por aktorë të rezistencës”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Data 14.11.2026
Aktuale
- Tri vjet nuk e pa nënën, Olechka zbulon të kaluarën e dhimbshme, tregon edhe se është në listën e zezë në Bjellorusi
- Një mama single, vushtrriasja paralajmëron hallakamë në Big Brother – a do ta përballojnë banorët e tjerë?
- E bija e madhe e Shyhrete Behlulit zbulon një sekret të madh nga jeta e saj – nuk e paskemi njohur deri më tani
- Siria heq kërkesën për miratim paraprak të hyrjes për shtetasit amerikanë dhe britanikë pas polemikave
- Iu desh një raport mjekësor për ta bindur, ky është lajmi tronditës që Beharja e mori sa ishte akoma në Big Brother
- Bejta ua këputi shpresat krejt vajzave, e konfirmon LIVE se është në një lidhje jashtë shtëpisë së Big Brotherit
- Venera Azizi: Me Kosovën e nisëm, me Shqipërinë po e përmbyllim
- Sulmohet brutalisht një i mitur para shkollës në Rashçe, 5 bashkëmoshatarë e rrahin me grushte, shqelma dhe sende të forta



