Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh zhgënjimin e thellë ndaj sjelljes së partnerëve shqiptarë të LEN-it në koalicionin qeveritar.
Në përpjekje për t’i bërë qejfin Kryeministrit, ata po vetëposhtërohen publikisht, duke pranuar që ai t’i trajtojë me përbuzje, t’u japë leksione dhe t’u caktojë vendin në Qeveri, sipas vullnetit të tij personal.
Çdo ditë dëgjojmë – jo vetëm nga Kryeministri, por edhe nga përfaqësues të VMRO-së dhe partnerë të tjerë maqedonas – kush me kë guxon të bisedojë, kush me kë mund të bashkëpunojë dhe kush me kë është kapur duke u takuar.
Partnerët shqiptarë poshtërohen publikisht, sikur të ishin fëmijë që kanë bërë gabime, e detyrohen të japin llogari para mediave për plane të tyre politike, për takime apo për ide të cilat nuk ua ka aprovuar Mickoski.
Këto parti harrojnë se mandatin nuk ua jep Hristijan Mickoski, por votuesi shqiptar – i cili, në fakt, nuk ua dha fare.
Një votues që ndihet gjithnjë e më i përbuzur dhe i tradhtuar.
Prandaj kemi të drejtë t’i pyesim: ndërsa ju qortoheni si nxënës para mësuesit:
A ju konsultoi dikush, për shembull, kur ai zhvilloi takim monoetnik me kryetarin e LSDM-së brenda Qeverisë për të diskutuar për të ardhmen e shtetit?
A ju informuan për grupet e punës që i paralajmëruan publikisht?
A është e pranueshme që partitë maqedonase të flasin për çështje shtetërore në mënyrë të hapur, ndërsa partitë shqiptare duhet të kërkojnë leje për çdo lëvizje?
Kur bëhen emërime të larta shtetërore, a ju pyet ndonjëherë dikush?
Apo nuk ju shqetëson që në pozitat kyçe vendosen figura të njohura për qëndrime antishqiptare, pjesë të agjendave proruse dhe të botës serbe?
A është kjo në rregull për ju, apo standardet vlejnë vetëm për shqiptarët?
A jeni të vetëdijshëm që Kryeministri shkon rreth e rrotull dhe merr lavdata se ua ka treguar vendin shqiptarëve – dhe se ju jeni pjesë e atij folklori?
Nëse nuk jeni, atëherë çfarë do të thoni për faktin që për më pak se një vit, përdorimi i gjuhës shqipe praktikisht po zhduket nga institucionet?
Çfarë ndërmerrni ju kur i gjithë aparati shtetëror është aktivizuar për të shkatërruar Inspektoratin për përdorimin e gjuhëve?
Deri kur do të duroni të poshtëroheni nga albanofobët që ju poshtërojnë çdo ditë – dhe a jeni të vetëdijshëm që për shkak të mungesës së mekanizmave të balancimit, shqiptarët janë pothuajse tërësisht të përjashtuar nga proceset në institucionet publike?
A jeni të vetëdijshëm që si asnjëherë më parë, e keni poshtëruar Shqiptarin – dhe ai do t’ju ndëshkojë në çdo palë zgjedhje që do të vijnë, kurdo që të mbahen.
Prandaj është e qartë: ju frikësoheni nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sepse në ato zgjedhje shqiptarët janë ata që do t’ju tregojnë juve vendin.
Data 14.11.2026
Aktuale
- Tri vjet nuk e pa nënën, Olechka zbulon të kaluarën e dhimbshme, tregon edhe se është në listën e zezë në Bjellorusi
- Një mama single, vushtrriasja paralajmëron hallakamë në Big Brother – a do ta përballojnë banorët e tjerë?
- E bija e madhe e Shyhrete Behlulit zbulon një sekret të madh nga jeta e saj – nuk e paskemi njohur deri më tani
- Siria heq kërkesën për miratim paraprak të hyrjes për shtetasit amerikanë dhe britanikë pas polemikave
- Iu desh një raport mjekësor për ta bindur, ky është lajmi tronditës që Beharja e mori sa ishte akoma në Big Brother
- Bejta ua këputi shpresat krejt vajzave, e konfirmon LIVE se është në një lidhje jashtë shtëpisë së Big Brotherit
- Venera Azizi: Me Kosovën e nisëm, me Shqipërinë po e përmbyllim
- Sulmohet brutalisht një i mitur para shkollës në Rashçe, 5 bashkëmoshatarë e rrahin me grushte, shqelma dhe sende të forta



