Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e thellë për veprimet e fundit të Qeverisë, të cilat synojnë përjashtimin e shqiptarëve nga bordet drejtuese të institucioneve shëndetësore publike.
Këto veprime përbëjnë një politikë të qartë të përjashtimit dhe dominimit monoetnik, duke minuar parimet e barazisë dhe përfaqësimit të drejtë.
Ndërkohë që Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, gënjente opinionin se ishte ftuar në inaugurimin presidencial në Uashington dhe shëtiste rrugëve të atjeshme, këtu në vend janë ndërmarrë masa për të zëvendësuar anëtarët shqiptarë në bordet e institucioneve shëndetësore publike me persona të etnive të tjera.
Shembujt e fundit përfshijnë:
Në Klinikën Universitare për Sëmundjet e Syrit, anëtari i vetëm shqiptar i bordit, Nedim Kasami, është zëvendësuar me Violeta Bilbilovska.
Në PHE Poliklinika “Železara”, anëtari i vetëm shqiptar i bordit, Nuran Veseli, është zëvendësuar me Vesna Andonovska.
Në Klinikën Universitare për Reumatologji, numri i anëtarëve shqiptarë është përgjysmuar nga dy në një, ku Shehu është zëvendësuar me Ivana Petkovska.
Në Klinikën Universitare për Hematologji, anëtari i vetëm shqiptar, Dr. Aliriza Osmani, është larguar, duke krijuar një bord monoetnik, ku Pavlina Budikj ka zëvendësuar Osmanin.
Në PHE Institutin për Sëmundjet e Mushkërive dhe Tuberkulozin, numri i anëtarëve shqiptarë është ulur nga dy në një, ku Adrian Dalipi është zëvendësuar me Goran Rangelov.
Në Klinikën Universitare për Kardiokirurgji, Saime Sherifi është zëvendësuar me Bojan Krstić.
Këto ndryshime përbëjnë një prirje shqetësuese drejt përjashtimit të shqiptarëve nga pozitat vendimmarrëse në sektorin shëndetësor publik.
BDI dënon fuqishëm këto veprime dhe kërkon nga Qeveria që të respektojë parimin e përfaqësimit të drejtë dhe të barabartë të të gjitha komuniteteve etnike në vend.
BDI do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe për të siguruar që parimet e barazisë dhe përfaqësimit të drejtë të respektohen në të gjitha institucionet shtetërore.
Data 18.07.2026
Aktuale
- Betimi i deputetëve “peng” i marrëveshjeve politike, kritika nga shoqëri civile
- BIRN: Komisioni Europian kritikon sulmet politike ndaj SPAK-ut në rastin Balluku
- Goditën oficerin e policisë në Sarandë/ Shpallen në kërkim 3 persona, rezultojnë me precedentë penalë
- Protestuesit citojnë raportin e KE për Ballukun/ Lika: Thuhet se qeveria dhe Parlamenti penguan SPAK. Jemi këtu për të kërkuar barazi para ligjit dhe arrestimin e saj
- Diaspora vjen në protestën para Kryeministrisë/ Pankarta me firmat e shqiptarëve, simbolikë e veçantë e revoltës qytetare
- Raporti i KE, reagon Gazment Bardhi: BE rrëzon Ramën për “Ballukun”, simbol i pandëshkueshmërisë dhe cenimit të barazisë përpara ligjit
- Valbon Limani: Uji në Gostivar mbetet i ndaluar për përdorim deri në daljen e rezultateve zyrtare
- “Balluku e Manastirliu qeshën në Kuvend me fatkeqësinë!”/ Familja e Martin Canit mesazh Ramës nga protesta e 48-t: Mos e përdorni emrin e djalit tonë për propagandë. E vranë institucionet!


