Në fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, pushteti është akuzuar se ka keqpërdorur burimet e ndryshme shtetërore për fushatën e tyre, përcjell Telegrafi.
Në këtë drejtim, Telegrafistat na njoftojnë se një shfrytëzim të tillë e ka bërë edhe BDI-ja në tubimin përmbledhës të mbajtur në Tetovë.
Sipas fotografive që na kanë dërguar, shihet qartë se autobusët e rinj të transportit publik të Bashkisë së Shkupit, janë shfrytëzuar për bartjen e anëtarëve dhe simpatizantëve të BDI-së.