Nga BDI në një kumtesë për media, kanë deklaruar se për herë të parë, institucionet e shtetit nuk e kanë uruar pavarësinë e Kosovës.
“Me keqardhje dhe shqetësim të thellë konstatojmë një veprim të papranueshëm që ndodhi këtë vit – për herë të parë, institucionet e shtetit, përfshirë Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, nuk dërguan një urim zyrtar publik me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Ky veprim nuk është vetëm një lëshim diplomatik, por edhe një sinjal i drejtpërdrejtë që minon frymën e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal.
Në të njëjtën kohë, me të gjitha nderimet shtetërore, u prit në vendin tonë Milorad Dodik – një figurë politike e njohur për qëndrimet e tij destruktive ndaj proceseve euroatlantike dhe parimeve të stabilitetit rajonal.
Kjo mospërputhje e qartë në trajtimin e shteteve fqinje dërgon një mesazh shqetësues për drejtimin e politikës të shtetit tonë.
Një sjellje e tillë është pasojë e ndikimit në rritje të konceptit të “Botës Serbe” në Maqedoninë e Veriut – një projekt që përbën kërcënim për sovranitetin, perspektivën evropiane dhe interesat strategjike të shtetit.
Promovimi i kësaj ideologjie në dëm të marrëdhënieve miqësore me Kosovën është i papranueshëm dhe i dëmshëm”, thuhet në kumtesën e BDI-së.
Data 10.09.2026
Aktuale
- “Mbi 100 ditë protesta”/ Media Zvicerane: Shqiptarët kërkojnë arrestimin e Ramës! Demonstratat kanë tërhequr vëmendje në mbarë botën
- Haradinaj: Besoj se katër çlirimtarët do kthehen në Kosovë
- Emigracioni zbraz tregun e punës, Shqipëria kërkon kujdestarë të moshuarish nga Filipinet
- Dron pranë avionit të Zelenskyt, kryeministri norvegjez zbulon incidentin
- Të paktën 5 të vdekur dhe 87 të zhdukur pas zjarrit në një traget në Filipine
- “Ngushticës së Hormuzit do t’i vë emrin tim”/ Premtimi i ri i Trumpit: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit
- Drogë mes trëndafilave/ Kapen 100 kilogramë kokainë nga Kolumbia në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë
- Staten Island nderon 343 zjarrfikësit e 11 shtatorit dhe 453 të tjerë të rënë nga sëmundjet




