Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) me shqetësim të thellë po i ndjek zhvillimet lidhur me ngjarjen tragjike në Koçan dhe mënyrën si institucionet e drejtësisë po e trajtojnë këtë proces – nën presion të qartë politik dhe me qëllim që faji të hidhet mbi të tjerët, për të mbrojtur njerëzit e pushtetit.
Informacionet se një prokuror publik, që ka qenë pjesë e lëndës, është tërhequr për shkak të mospajtimeve rreth kualifikimit të veprës dhe veçanërisht për shkak të presioneve politike nga partitë në Qeveri, në një shtet normal do të ishin alarm për gjithë shoqërinë.
Në realitetin tonë, heshtja e institucioneve flet më zëshëm se çdo vendim.
Dje u soll një vendim që pothuajse të gjithë të ndaluarit të lirohen nga paraburgimi aktiv, përveç Kreshnik Bekteshit, i cili vazhdon të mbahet në paraburgim – një person që prej kohësh është në shënjestër të hakmarrjes politike.
Kjo tashmë nuk është çështje individuale – por një model i rrezikshëm i drejtësisë selektive, që po shndërrohet në instrument për presion dhe eliminim politik.
BDI kërkon publikisht dhe menjëherë që Prokuroria t’u përgjigjet qytetarëve:
– A është e vërtetë se një prokuror është tërhequr për shkak të hetimit të udhëhequr politikisht?
– A do ta lejojë Prokuroria që të shndërrohet në instrument të hakmarrjes politike ndaj opozitës?
– Cilat janë kriteret sipas të cilave disa lirohen, e disa mbeten në paraburgim pa prova të mjaftueshme dhe me hetim të paqartë?
Kjo nuk është drejtësi – kjo është politikë e kamufluar si gjyqësor.
Nuk duhet të lejojmë që tragjedia e Koçanit të përdoret për propagandë politike dhe për të fshehur përgjegjësinë e strukturave në pushtet.
BDI nuk mbron individë – por mbron drejtësinë si parim – të barabartë për të gjithë.
Data 12.07.2026
Aktuale
- Përleshje mes dy të miturve në Saraj, privohet nga liria një 16 vjeçar
- Privohen nga liria gjithsej tetë persona në Shkup, në Strugë dhe në Kërçovë, gjatë kontrollit të tyre është gjetur drogë
- Lidhja Shqiptare mbajti Kuvendin e parë, u zgjodh kryesia e re e partisë
- VMRO-DPMNE: Bllokada e Kodit Zgjedhor është projekt i përbashkët i LSDM-së, Levicës dhe BDI-së
- Mexhiti për EuroNews: Jemi dakorduar me kryeministrin që të gjitha provimet profesionale të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe
- Shtetasi rumun humbet malit të Matkës, gjendet në orët e para të mëngjesit
- Gruevski mohon pronësinë e apartamenteve të konfiskuara: Nuk kanë qenë kurrë të miat
- Publikohen çmimet e çadrave në plazhet e Shëngjinit, Velipojës, lajmëroni nëse ju kërkojnë më shumë?


