Qeveria e Hristijan Mickoskit, e udhëhequr nga vala populiste që VMRO-DPMNE e shfrytëzoi qysh në opozitë, me sjelljen e saj të papërgjegjshme po e rrezikon seriozisht të ardhmen evropiane të vendit, duke kompromentuar perspektivën për realizimin e synimit strategjik – anëtarësimin në BE.
Edhe pse këtë çështje e shpallën si prioritet kryesor të qeverisë së re, Kryeministri dhe rrethi i tij më i ngushtë, në realitet, janë tërhequr krejtësisht nga dosja evropiane – tashmë pa asnjë përpjekje për ta fshehur një gjë të tillë në paraqitjet publike.
Jo vetëm që refuzuan në mënyrë absurde ndryshimet kushtetuese për disa pakica, por edhe vetë Kryeministri krenohet përreth se qeveria e re ka arritur ta “mashtrojë” Greqinë duke shkelur parimin “Erga Omnes” të Marrëveshjes së Prespës, dhe për më tepër lavdërohet se gjithnjë e më shpesh po anashkalohet përdorimi i emrit të plotë “Maqedonia e Veriut”.
Shpallën se do të formojnë një nismë për të arritur konsensus rreth integrimit evropian – që në vete do të ishte një ide pozitive.
Por ajo që e shohim në praktikë është një diskurs i brendshëm histerik që sillet rreth akuzave të ndërsjella për “tradhti”: kush ka thënë “Veriut”, kush ka kërkuar ndryshime kushtetuese, kush është më “i pastër”.
Ndërkohë, në planin e jashtëm, me retorikë konfrontuese krijojnë tensione me fqinjët, me Brukselin dhe me qendrat tjera vendimmarrëse evropiane.
Qeveria, jo vetëm që ka dështuar të ndërtojë konsensus për integrimin evropian, por tashmë shfaqet me qëndrime të pakuptimta rreth “garancive” që, në mënyrë paradoksale, pretendon t’ia vendosë vetë Bashkimit Evropian si kushte – sikur të ishte BE-ja ajo që duhet të përmbushë standardet tona.
Kjo qasje politike absurde shkon aq larg saqë askush nuk ka më të qartë se çfarë garancish po kërkojmë, prej kujt, kush duhet t’i japë, kush i verifikon, e kush i mbështet.
Qeveria në mënyrë të qëllimshme po krijon një “kontest të ri për emrin”, për ta mbajtur vendin të izoluar dhe jashtë proceseve integruese që do ta nxirrnin Maqedoninë nga bataku ballkanik.
Sot, Republika e Maqedonisë së Veriut është një vend i izoluar në planin ndërkombëtar – pa vizita zyrtare bilaterale nga aleatët dhe partnerët tanë tradicionalë.
Përkundrazi, vendi po lidh partneritete të diskutueshme me autokratë; po merr financime nga burime të dyshimta, në rrethana të paqarta; dhe po paralajmëron hyrjen e bizneseve të rrezikshme me reputacion problematik.
Vendi ka nevojë për një platformë të re politike që do të ofrojë një vizion të qartë dhe të sinqertë evropiane, përmes ruajtjes së dinjitetit kombëtar të të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve etnike.
Kjo qeveri tashmë e ka humbur plotësisht legjitimitetin për ta udhëhequr këtë platformë.
Prandaj, zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Data 14.11.2026
Aktuale
- Tri vjet nuk e pa nënën, Olechka zbulon të kaluarën e dhimbshme, tregon edhe se është në listën e zezë në Bjellorusi
- Një mama single, vushtrriasja paralajmëron hallakamë në Big Brother – a do ta përballojnë banorët e tjerë?
- E bija e madhe e Shyhrete Behlulit zbulon një sekret të madh nga jeta e saj – nuk e paskemi njohur deri më tani
- Siria heq kërkesën për miratim paraprak të hyrjes për shtetasit amerikanë dhe britanikë pas polemikave
- Iu desh një raport mjekësor për ta bindur, ky është lajmi tronditës që Beharja e mori sa ishte akoma në Big Brother
- Bejta ua këputi shpresat krejt vajzave, e konfirmon LIVE se është në një lidhje jashtë shtëpisë së Big Brotherit
- Venera Azizi: Me Kosovën e nisëm, me Shqipërinë po e përmbyllim
- Sulmohet brutalisht një i mitur para shkollës në Rashçe, 5 bashkëmoshatarë e rrahin me grushte, shqelma dhe sende të forta



