BDI në një kumtesë për media, kanë thënë se e mirëpresin faktin që, institucionet vendore kanë nisur ndjekjen e emrave të sanksionuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
“Është një hap që tregon reflektim, veçanërisht pasi të njëjtët aktorë politikë më parë e kishin bllokuar ligjin për kufizimet për të sanksionuarit.
Megjithatë, drejtësia nuk mund të ndalet këtu. Nëse me të vërtetë ka filluar një proces për t’i dhënë fund abuzimeve dhe korrupsionit, atëherë ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës, i paanshëm dhe i drejtë.
Shembulli më i qartë i një drejtësie të paplotë është figura e ish-zëvendëskryeministrit Koço Angjushev, i cili, ndonëse i futur në listë të zezë, vazhdon të zhvillojë bizneset e tij “më mirë se kurrë.”
Nëse institucionet janë të përkushtuara ndaj drejtësisë, atëherë edhe ai duhet të jetë pjesë e këtij procesi, sepse drejtësia selektive krijon përshtypjen e një gjuetie politike dhe supremacie etnike.
BDI kërkon një proces të barabartë dhe transparent.
Nuk duhet lejuar që kjo situatë të perceptohet si një mjet për instrumentalizim politik apo për thellimin e ndasive etnike.
Çdo abuzim me pushtetin, pavarësisht përkatësisë politike apo etnike, duhet të marrë përgjigjen e merituar nga drejtësia.
Qytetarët presin një shtet ku drejtësia trajton të gjithë njësoj. Kjo nuk është vetëm çështje llogaridhënieje – është themeli për ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë.
BDI mbetet e palëkundur në kërkesën për drejtësi dhe barazi, duke mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në komunikatën e BDI-së.
Data 14.03.2026
Aktuale
- Nje bisedë/kujtim me të ndjerin Ilber Ortayli në Stamboll
- BDI edhe me një ‘non-paper’ drejtuar ndërkombëtarëve: Gjykata Kushtetuese po e destabilizon vendin
- E rëndë, 19-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e banesës nga familjarët! Ja çfarë dyshohet
- Kryediplomati turk diskuton luftën në Lindjen e Mesme me homologët nga Spanja dhe Singapori
- Ambasada e Turqisë në Shkup dhe MATUSITEB organizojnë program iftari në Maqedoninë e Veriut
- Qeveria planifikon ndryshime në tetë ligje për shkak të dhunës ndaj grave
- FBI-ja greke bastis burgun famëkeq të Malandrinos ku vuajnë dënimet dhe shumë shqiptarë! Kontrollohen 16 qeli, edhe e Klodian Lekocajt, 4 të arrestuar! Zbulohen thika, celularë dhe…
- I riu shqiptar gjendet i pajetë brenda dhomës së resortit luksoz në Itali! Pranë shtratit pakot e ilaçeve të boshatisura, ja për çfarë dyshohet! Stafi trokiti në derë por…


