BDI dhe Fronti Evropian i kanë reaguar Arben Taravarit, dhe deklaratave të tij, se do t’i mbyll bastoret në Maqedoninë e Veriut.
“Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Fronti Evropian e përkujton Taravarin se, ata që bllokuan Ligjin për lojërat e fatit në Komisionet parlamentare dhe pastaj nuk votuan në Parlament, janë pikërisht deputetët e opozitës, të cilët bashkë me padronët e tyre, VMRO-në dhe Levicën, e bojkotuan seancën parlamentare.
Njëkohësisht, i kërkojmë Taravarit që, nëse e ka përnjëmend mbylljen e bixhozit, të nis me kazinotë dhe bastoret në Komunën e Çairit, konkretisht te stadiumi i Çairit, nga ku partneri i tij i koalicionit merr qira të majme.
BDI dhe Fronti Evropian siguron qytetarët se që në fillim të mandatit të ardhshëm, do të miratohet Ligji dhe objektet e lojërave të fatit do të dislokohen nga objektet publike”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Data 28.09.2026
Aktuale
- Sulmi me dron izraelit vret një grua palestineze dhe plagos të tjerë në Gaza, pavarësisht armëpushimit
- Zbulime të reja, çka e lidh Hatin me Ergys Agasin?
- Deri në 50 mijë euro në vit për Mercedesin me qira, sa kushton luksi i shfrenuar i Edi Ramës?
- (VIDEO) Rregullatori me çmime të reja, dizeli ulet për 4.5 den, ulja e TVSH-së vazhdon deri më 12 tetor
- Si një kashalot shkatërroi Essex-in: Një tragjedi detarë që frymëzoi “Moby Dick”
- Azgan Haklaj: Meidani do të vazhdojë të kërkojë drejtësi pas vendimit për “stop-listën” në Maqedoninë e Veriut
- Liderët e Kosovës bashkohen për të koordinuar veprimet e ardhshme
- Skandali me SHISH/ Balliu reagon pas deklaratave të Ramës: E njëjta skemë si me Ballukun, nuk ka hetim serioz pa pezullimin e kryeministrit nga detyra



